Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar këngëtaren Dua Lipa, e cila mbrëmë gjatë ceremonisë së çmimeve “Grammy”, është shpallur dy herë fituese e këtij çmimi prestigjioz.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se Dua edhe një herë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. “Urime Dua! Kosova është me fat që në botë përfaqësohet me emrin tënd”, ka shkruar ai.
Përndryshe, ajo është shpallur artistja e re më e mirë për vitin 2019, në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles.
Po ashtu, ajo u vlerësua edhe si kënga më e mirë ritmike, për këngën “Electricity”.