Këngëtarja e famshme Alicia Keys dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në Grammy 2019.
Krahas kësaj, ajo moderoi mbrëmjen e edicionit të 61-të të ceremonisë Grammy Awards, duke u bërë gruaja e parë që e udhëheqë Grammy-n këto 14 vitet e fundit, shkruan KultPlus.
Ajo për 15 herë radhazi ka fituar çmime Grammy, ndërsa mbrëmë mahniti publikun duke kënduar këngë të dekadave të ndryshme, përfshirë atë të Lauryn Hill’s “Doo Wop (That Thing)”, të Roberta Flack’s “Killing Me Softly With His Song” dhe të Kings of Leon’s “Use Somebody.”
Ajo që e bëri edhe më interesante performancën e saj ishte fakti që jo vetëm këndoi, por njëkohësisht luajti edhe në piano, madje në dy njëkohësisht./ KultPlus.com