Dukesha e Sussex, Meghan Markle, duket se festën për beben e saj dëshiron ta bëjë larg syve të medias dhe në shoqërinë e miqve të saj më të mirë. Meghan është amerikane, ndaj s`do mend për ta kuptuar se festa “baby shower” do të bëhët pikërisht në New York.
E veshur me një pallto të zezë dhe me një kapele gri, Meghan duket se po shijon momentet e “arratisjes” klasike.
Mbrëmja për festën e “Baby Shower” raportohet se do bëhet në një hotel në Upper East Side, New York. Eventi në fjalë do organizohet nga mikesha e saj e ngushtë, Jessica Mulroney.