Kylie Jener është e tronditur nga lajmi se shoqja e saj më e ngushte Jordyn Woods ka tradhëtuar miqësinë e tyre pasi ajo ka shkuar me Tristan Thompson bashkëshortin e Khloe Kardashian Ndërsa lajmi i mashtrimit të Tristanit për nënën e fëmijës së tij nuk është një surprizë për botën, njerëzit janë të tronditur për të mësuar se zonja është një shoqe e ngushtë e Kylie.
Nga ana tjetër Khloe është e zhgënjyer që dikush brenda familjes e ka tradhtuar atë.
Raportimet fillimisht treguan se, ata u panë duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit në një festë të organizuar në një shtëpi, por gjërat janë më të komplikuara. Sipas “E!News”, Tristan dhe Jordyn shkuan me një grup miqsh të përbashkët për të ndjekur një shfaqje të Drake dhe burimet thonë se ata qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit dhe flirtonin gjithë kohës.
Burimi tregon se ai i kishte hedhur krahun, ndërsa Jordyn i qëndronte pranë dhe qeshte gjithë kohës me të.
Jordyn më pas qëndroi në shtëpinë ku u organizua festa me të dhe miqtë e tij, deri në orët e para të mëngjesit. Ata ishin ulur në një divan dhe flisnin e përkëdheleshin gjithë kohës.
Kylie për ditë me radhë e ka mohuar këtë lajm duke mos i besuar pasi kujtojmë se Jordyn prej disa kohësh jeton në shtëpinë e Kyliet.
Ajo është e shqetësuar se si do e përballoj këtë situatë pasi miqësia e saj vijon prej 10 dekadash dhe se kishte menduar kurrë se mund t’i behej një tradhti në familje.
Khloe është më shumë i zhgënjyer që dikush aq afër familjes së tyre do ta tradhtonte,” shpjegon burimi. “Ajo nuk mund ta besojë atë.” Sipas burime të brendshme Kloe mësoi rreth tradhtisë të Tristanit me 21-vjeçaren përmes një miku të përbashkët .Ajo pastaj u përball me atletin rreth thashethemeve, të cilat një burim i dytë thotë se Tristan “u përpoq të mohonte”.