Jo vetëm kritika për Meghan Markle. Mediat e ndryshme por sidomos ato britaniket çdo ditë merret me jetën e dukeshës së Sussex. Së fundmi shoqata bamirëse Repeat Roses ka postuar në Instagramin e saj lulet e mrekullueshme që dekoruan festën e baby shower të Meghan Markle, në New York.
Ato do t’i dhurohen pacientëve të spitalit të fëmijëve, Ronald McDonald House. Bashkëshortja e princ Harry-it prej disa ditësh ka udhëtuar drejt New York-ut ku ka festuar me mikeshat e saj.
Në baby shower morën pjesë edhe personazhe të njohur si Serena Williams dhe bashkëshortja e George Clooney,Amal. Me organizimin e festës së madhe , e cila kushtoi rreth 500 mijë dollarë u morr shoqja e ngushtë e Meghan-it, Jessica Mulroney.
Kujtojmë që pak ditë më parë George Clooney i doli në mbrojtje dukeshës së Sussex, e cila sipas tij ngacmohet shumë nga mediat britanike në të njëjtën mënyrë siç ka ndodhur me princesh Dianën në të kaluarën.
“Është një femër 7 muajshe shtatzënë dhe persekutohet e ndiqet nga pas kudo, flitet gjithmonë për jetën e saj dhe për të kaluarën e saj. Historia përsëritet dhe të gjithë e dimë si përfundoi ajo e Dianës”- ka thënë aktori i njohur për revistën amerikane Who.