Jordyn Woods ka modeluar për markën e veshjeve të Khloe Kardashian që nga viti 2016, por duket se këtyre ditëve u erdhi fundi.
Khloe mori vendimin pas skandalit se 21-vjeçarja e tradhtoi me të dashurin dhe babain e fëmijës së saj, Tristan Thompson.
Raportohet se basketbollisti u kap duke u puthur me Jordan, e cila mori famë të madhe falë miqësisë së saj me motrën e vogël të Khloe, Kylie Jenner.
Tradhtia mendohet se ndodhi gjatë një feste në shtëpi dhe ngjarja u mor vesh nga ylli televizioneve.
Motrat e famshme kanë hequr Jordyn nga mediat sociale dhe thuhet se është larguar nga rezidenca e Kylie, ku edhe jetonte.
Gjithashtu Jenner uli çmimin e linjës së kozmetikës Kylie Cosmetics 'Jordy', që i vendosi emrin e mikës së saj më të mirë.