Richard Gere, i përfoluri si një donzhuan i vërtetë, kësaj radhe i ka rrëmbyer zemrën një tjetër vajze, 33- vite më të re. Ai po planifikon të martohet me të dashurën e tij spanjolle Alejandra Ilva muajin e ardhshëm.
Aktori i famshëm i ‘Pretty Woman është në një lidhje me 35-vjeçaren prej 3 vitesh.
Raportohet se çifti do të martohet në Washington më 5 maj.
Kjo do të jetë martesa e tretë për ikonën e Hollywood, i cili u martua me supermodelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri në 1995 dhe modelen Carey Lowell nga viti 2002 deri në vitin 2016.
Ai ka një djalë 17-vjeçar me Lowell, Homer.
Ndërsa për Alejandrën kjo do të jetë martesa e dytë. Ajo ka qenë e martuar me Govind Friedland, djali i manjatit të minierave amerikane Robert Friedland.