Këngëtarja 49-vjeçare, Jennifer Lopez i ka befasuar të gjithë me fotot e momentit të propozimit në Bahamas, që mori nga partneri Alex Rodriguez.
Partneri i saj është gjashtë vjet më i ri dhe çifti janë të lidhur prej vitit 2017.
Sportisti mori vendimin për të bërë hapin e madh këtë fundjavë dhe gjithçka e kishte planifikuar që të dukej si në ëndërr.
Çifti ishte me pushime në Bahamas kur Jennifer mori propozimin nga Rodriguez që padyshim i tha “Po”.
Vetëm pak javë më parë ata festuan dy vjetorin e lidhjes së tyre.
Kjo do jetë martesa e katërt për Lopez, e cila u divorcua nga këngëtari Marc Anthony në vitin 2014 dhe e dyta për Rodriguez, që është divorcuar në vitin 2008.