“Don Zhuani” i Hollivudit, Leonardo Di Caprio po shijon së fundmi një romancë të bukur dhe intensive me Camila Morronen. Duke vërtetuar edhe njëherë faktin se Di Caprio nuk lidhet kurrë me vajza mbi 23-vjeç, po ju prezantojmë shkurtimisht fatlumen që ka arritur të vjedhë zemrën e yllit të kinematografisë.
21-vjeçarja është me prejardhje nga Argjetina. Ajo ka marrë pjesë deri më tani në dy filma (Bukowski dhe Death Wish), si dhe ka qenë pjesë e kopertinës së revistës “Vogue”. Debutimi i parë i saj si modele ka qenë në vitin 2017, për koleksionin e turistëve të firmës Moschino . Çifti është pikasur për herë të parë në prill të 2018-ës, në festivalin amerikan të muzikës “Coachella”.