Rita Ora ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me shumë koncerte dhe projekte muzikore.
Këngëtarja shqiptare ka nxjerr në shitje albumin më të ri “Phoenix” dhe po mban koncerte të ndryshme anembanë globit.
Gjithashtu Rita po bëhet fytyrë e markave të njohura botërore të veshjeve dhe një të tillë e ka nisur me Escada.
Kështu së paku ka bërë të ditur artistja përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka dhënë detaje të pakta.
Pra, jam e lumtur që kam arritur një bashkëpunimin të veçantë me Escada në NYC! Dizajni ka të bëjë me ngjyrën e preferuar të kuqe që përfaqëson pasionin dhe forcën. Një përqindje e shitjeve do t’i dhurohet partnerit tonë për bamirësie ‘Women for women UK’ që ndihmojnë gratë e mbijetuar të luftës”, ka pohuar ajo.
Ndryshe, Rita edhe këtë vit do të jetë e zënë me koncerte që do ta promovojë albumin e fundit muzikor.