Rita Ora dhe marka gjermane e modës ”Escada” po përgatiten për një kauzë të përbashkët: “Moda për gratë e pavarura dhe të forta”, për të ndihmuar gratë të bëhen të forta dhe të pavarura.
Rita së bashku me drejtorin e dizajnit global të “Escada”, Niall Sloan kanë krijuar një linjë të veçantë të çantave. ”Escada” do të dhurojë 15 euro nga çdo çantë e shitur për shoqatën “Women for Women International”.
Ndërkohë Rita po promovon albumin e saj më të ri “Phoenix”, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm.
Gjatë një interviste së fundmi Ora ka deklaruar se do të rikthehet në Kosovë në prill për të bërë disa punë bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF). Hera e fundit kur Rita vizitoi Kosovën ishte në shkurt të vitit të kaluar ndërsa në qershor mbajti koncert në Shqipëri.