Rita Ora do të arrijë sot në aeroportin e Prishtinës rreth orës 19:00 dhe do të rrijë tre ditë. Ky lajm është bërë me dije nga Gazeta Express dhe sipas këtij burimi, Rita vjen kësaj radhe si ambasadore për projektin më të fundit në ndihmë të grave që janë viktima të dhunës.
Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizenjuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahen pikërisht për Kosovë.