Rita Ora këngëtarja me origjinë shqiptare duket se do të bashkëpunojë me një sërë emrash të njohur.
Lajmin e ka konfirmuar duke dhënë më tepër detaje këngëtari Justin Bieber.
Justin Bieber publikoi një video të shkurtër në ‘Instagram’ dhe zbuloi se kënga kishte në qendër shpëtimin e botës dhe bashkëpunimi nuk do të ishte vetëm me Ariana Granden, por dhe me emra të tjerë të njohur si: Halsey, Zac Brown, Brendon Urie, Miley Cyrus, Wiz Khalifa, Snoop Dogg, Kevin Hart, Adam Levine, Shawn Mendes, Charlie Puth, Sia, Hailee Steinfeld, Lil Jon, Rita Ora, Miguel, Katy Perry, Lil Yachy, Ed Sheeran, Meghan Trainor, Joel Embiid, Tory Lanez, John Legend, Bad Bunny, Psy, Kris Wu, the Backstreet Boys, Benny Blanco etj.
Kënga e re do të publikohet neser, bashkë me videoklipin.
Kjo video, emocionoi edhe më shumë fansat e këngëtarëve, të cilët po presin me padurim të dëgjojnë këtë projekt.