Autorja e "50 Hijeve" zemëron shqiptarët: Nuk jemi gangsterë, as skllave seksi injorante!

Diel, 21 Prill 2019 09:46

Kur autorja e “50 Hijeve”, EL James, publikoi librin e saj të dytë, “The Mister”, ajo mund të ketë qënë e përgatitur për disa komente të këqia, shkruan The Telegrapf, përcjell Syri.net. Por atë që ndoshta nuk e priste, ishte kritika që iu bë nga ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për protretizimin negativ në roman të bashkatdhetarëve të tij.

Në qëndër të romancës që tregon romani “The Mister”, është një aristokrat britanik Maxim Trevelyan dhe pastruesja e tij e varfër Alessia Demachi.

Duket se Alessia është një viktimë e trafikimit seksual, futur kontrabandë në Britani nga gangsterët e vendit të saj; ajo ia mbathi prej tyre, por është hequr zvarrë nga i fejuari i saj në fshat, një tjetër bandit i dhunshëm që kërkon që ajo të sillet si një grua tradicionale shqiptare. Alessia është detyruar të martohet me detyrim nga babai i vet.

Niveli i saj është paraqitur aq larg nga bota moderne sa ajo i referohet smartfonëve si “telefona të zgjuar” apo kur sheh Maxim, që paguan duke përdorur kartë krediti, shprehet: “Karta jote është magjike”!

Ambasadori shqiptar Qirjako Qirko, u shpreh se përshkrimi është tërësisht jashtë realitetit. Ai tha për Telegraf: “Mua më vjen me të vërtetë keq që ekziston një roman me këtë informacion, që krijon kaq perceptim negativ për vendin tim. Realiteti është totalisht ndryshe. Ky problem me imazhin është një nga prioritetet e mia. Shqiptarët janë njerëzit më të mirë që do të ndeshnit në jetën tuaj, të jeni të bindur, shumë miqësorë. Vitin e kaluar, numri i turistëve u ngrit në 32% krahasuar me një vit më parë.”

Z. Qirko nuk e kishte lexuar librin, në të cilin përziheshin gjendja e Alessia me skenat seksuale për të cilat autorja El James është famshme. Por ai tha se ishte e trishtueshme të mësonte se personazhet shqiptarë janë ose autorë, ose viktima të krimit.

“Ka një komunitet prej 12 mijë shqiptarësh në Britani të Madhe, kryesisht në Londër. Në një komunitet kaq të madh, natyrisht ka njerëz që kryejnë krime. Por ata janë vetëm disa individë, “ tha ai.

Romani The Mister u publikua disa javë pasi Shqipëria hapi fushatën turistike për të reklamuar imazhin e saj/Slogani i fushatës Taken by Albania i është referuar filmit hollivudian në të cilin vajza e Liam Nelson ishte rrëmbyer nga kriminelët shqiptar

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...