Suksesi i shqiptarëve në botë, po rritet çdo ditë e më shumë.
Këtë e dëshmon numri i lartë i këngëtareve nga Shqipëria që po shtohet. Tashmë, ato janë katër dhe gjithë bota po dëgjon muzikën e shqipeve.
Mirëpo, pas një kërkimi të realizuar nga Newsbomb.al rezulton që këngëtaret mbartin mbi vete një pasuri marramendëse.
E para që kryeson është Rita Ora, e cila ndiqet nga Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Ndërkohë listën në fund e mbyll këngëtarja e re Ava Max.
Kujtojmë që artistet pasurinë nuk e kanë të trashëguar, por të fituar me talentin e tyre. Koncertet e shumta, pjesëmarrja në reklama dhe daljet televizive të ndryshme kanë bërë që paratë të shtohen dita-ditës. Por që kjo mund të ndryshojë pasi karriera e tyre është gjithmonë e më shumë në rritje.
Renditja e pasurisë deri në 2018:
Rita Ora- Rreth 20 milionë dollar
Bebe Rexha- 11 milionë dollarë
Dua Lipa- 3 milionë dollarë
Ava Max- Rreth 500 mijë dollarë