Nicole Kidman asnjëherë nuk ka bërë një ndryshim drastik me modelin e saj të flokëve gjatë karrierës, maksimumi ka kaluar nga e kuqja në bionde ose anasjelltas, duke mbajtur pothuajse gjithmonë të njëjtën gjatësi flokësh.
Sot, ajo ka vendosur të ndryshojë plotësisht look, duke prerë flokët shkurt dhe gjatë një seti fotografik të realizuar për edicionin amerikan Vanity Fair është shfaqur pothuajse e panjohur.
Artistja i ka dhënë lamtumirën flokëve të saj të gjatë për të kaluar në një prerje shumë të shkurtër dhe mashkullore, ngjyrë bionde platin dhe të lyer me xhel.