Para dy ditësh, këngëtarja e njohur Taylor Swift publikoi projektin e ri muzikor të titulluar “Me!” që rezultoi një sukses i madh.
Aktualisht kënga numëron më shumë se 67 milionë klikime, por hyri në histori që në orët e para të publikimit.
Për herë të parë në YouTube, një video merr më shumë se 10 milionë klikime në vetëm dy orë.
Fabula e këngës është në lidhje me partnerin e këngëtares, i cili “nuk do të gjejë tjetër si ajo”.
“Është një këngë për përqafimin e individualitetit dhe zotërimin e saj”, ka thënë Swift.