Motrat Ina dhe Serena të cilat janë komentuar për performancën e tyre në “The Voice of Italy” së fundmi kanë dhënë një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’ ku kanë treguar se gjatë gjithë spektaklit kanë ndërmend të këndojnë shqip për një arsye të rëndësishme.
“Po, një nga objektivat tanë është ai që ta bëjmë Italinë të njohë muzikën dhe kulturën shqiptare, sepse përfaqëson origjinën tonë dhe do të ishte shumë bukur që sa më shumë persona të zbulojnë sa e mrekullueshme është.”, kanë treguar ato.
Ndër të tjera ato kanë folur dhe për familjen e tyre dhe sakrificat që ata kanë bërë që të bëhen pjesë e komunitetit italian.