Këngëtarja e famshme Adele feston 31-vjetorin e saj dhe ka disa këshilla për çdokënd:
“Ky është 31-i dhe faleminderit zot. 30-ta më ka sjellë sfida në jetë, por ia dola dhe po përpiqem t’ia dal. Kam ndryshuar drastikisht vitet e fundit dhe ende jam duke ndryshuar. Ky vit do të jetë i madh dhe do e kaloj të gjithin duke u kujdesur për veten. Tregohuni të mirë me veten, jemi njerëz. Ecni ngadalë, mos i përdorni shumë telefonat. Kam mësuar ta dua veten”.
Këto ishin fjalët që Adele ia bashkangjiti fotove të saj në Instagram. Rikujtojmë se këngëtarja u nda nga bashkëshorti i saj para disa javësh.