Çiftet e famshme që kanë shkatërruar iluzionin mbi dashurinë

Saturday, 11 May 2019 12:14

Divorci ndonjëherë është i pashmangshëm, sepse partnerët nuk pajtohen sado që lidhja e tyre është dukur e harmonishme në sy të publikut

Sa herë kur ndonjë çift i harmonishëm i skenës publike divorcohet mbetemi të tronditur dhe të zhgënjyer në iluzionin për atë se si dashuria e vërtetë ekziston dhe zgjat deri në fund të jetës, transmeton Telegrafi.

Këto janë vetëm disa çifte të famshme për shkak të divorcit të të cilëve ende nuk e kemi marrë veten:

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt

Kanë qenë çift i popullarizuar në fillim të viteve dy mijë, andaj divorci i tyre më 2005 na ka befasuar shumë. Brad Pitt ka filluar jo gjatë pastaj të argëtohet me Angelina Jolie.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Angelina ka marrë kritikë të madhe kur Brad filloi të argëtohej me Angelinën jo gjatë pas divorcit nga Jennifer. Çifti ka gjashtë fëmijë dhe janë kurorëzuar më 2014 pas dhjetë vjetë lidhjeje. Angelina ka paraqitur kërkesën për divorc më 2016.

Princi Charles dhe Princesha Diana

Edhe pse me muaj të tërë janë përhapur thashethemet për divorcin e tyre, publiku ishte i tronditur kur mësoi që janë divorcuar. Në fund të fundit, çiftet mbretërore nuk do të duhej të divorcoheshin. Diana është fokusuar në punën e saj humanitare, ndërkaq Charles ka vazhduar të argëtohet me Camilla Parker Bowles, me të cilën më vonë është martuar.

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony

Kur kanë filluar lidhjen dukeshin si çift i përsosur. Pas shtatë vjetësh martesë dhe dy fëmijë, çifti ka vendosur të divorcohet. Tani janë miq shumë të mirë dhe publikisht e përkrahin njëri-tjetrin.

Jennifer Garner dhe Ben Affleck

Ben Affleck ka filluar të argëtohet me Jennifer pas divorcit me Jennifer Lopez. Janë kurorëzuar dhe i kanë tre fëmijë, ndërkaq janë divorcuar më 2015.

Ashton Kutcher dhe Demi Moore

Të gjithë ishin të ngazëlluar kur Demi Moore dhe Ashton Kuthcher shpallën që janë bashkë, me gjithë dallimin prej 15 vjetësh. Dukeshin si çift i harmonishëm që ndihmonin njëri-tjetrin gjatë gjashtë vjetëve të tyre të martesës. Janë divorcuar më 2011 për shkak të thashethemeve që Ashton nuk ishte besnik.

Bruce dhe Kris Jenner

Dukeshin të zakonshëm si baba dhe nënë në programin e popullarizuar mbi këtë familje. Më 2013 janë divorcuar, ndërkaq Bruce i është nënshtruar transformimit dhe është bërë Katelyn.

Orlando Bloom dhe Miranda Kerr

Kanë qenë bindshëm çifti më i bukur që janë argëtuar nga viti 2007. Janë fejuar dhe martuar më 2010, ndërkaq më 2011 u ka lindur djali Flyn. Janë divorcuar tre vjet pas lidhjes së martesës. /Telegrafi/

Modifikuar më Saturday, 11 May 2019 12:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...