Kim Kardashian ka publikuar një fotografi nga martesa e saj në Instagram për të promovuar linjën e re të grimit.
Të premten do nxjerrë në treg linjën "Mrs West Collection", e cila lidhet me përvjetorin e martesës që do festojë me Kanye të premten.
Në fotografinë e realizuar në vitin 2014 duket se Kim ka pozuar tërësisht nudo, por e rrethuar nga trëndafilat e bardhë.
Nëna e katër fëmijëve u frymëzua nga martesa e saj ku kishte një grim me hije me ngjyrë kafe të errët dhe me buzët e lyera me ngjyrën kafe të lehtë. Pritet që të ardhurat të shtohen më shumë me koleksionin e ri.