Morena Taraku është një ndër vajzat shqiptare më të komentuara. Ajo i ka munguar kohët e fundit muzikës. Morena prej kohësh jeton në shtetin turk, dhe së fundmi emri i saj është përmendur edhe në mediat turke për talentin në muzikë.
Ndërsa përmes një postimi në Instastory, ajo ka paralajmëruar se e gjithë bota do e kuptojë kush është Morena Taraku. "Emri im është Morena Taraku, së shpejti e gjithë bota do ma njohë emrin. Mbajeni në mend", ka shkruar 25-vjeçarja.