Modelja me famë botërore Bar Refaeli dhe së fundmi edhe prezantuese në Eurovizion 2019 është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ka qenë vet ajo përmes një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me mikun e saj Assi Azar, dhe na bën të ditur se është duke pritur një tjetër foshnjë.
“Ops e bëra prapë”, shkruante Refaeli me shaka bashkangjitur videos së saj ku shfaqet shtatzënë. Bar dhe partneri i saj Adi Ezra janë prindër të dy vajzave Elle 20 muajshe dhe Liv 2 muajshe.
Ata u lidhën në martesë në vitin 2015, shkruan Vip. Modelja kujtohet për marrëdhënien e komplikuar që pati për disa vite me aktorin Leonardo Di Caprio.