Emina Çunmulaj është nënë e dy vajzave dhe gjatë këtyre viteve i është dedikuar plotësisht përkujdesit ndaj tyre.
Shumë rrallë ndodh që vajzat e saj t’i lërë vetëm, sepse Emina dëshiron që të jetë gjatë gjithë kohës pranë tyre.
Por ditën e sotme Emina ka thyer rregullat për vajzat e saj në lidhje me ushqimin.
Emina justifikohet me faktin që herë pas here i pëlqen t’i bëjë fëmijët e lumtur duke i lejuar të hanë ushqime jo edhe aq të shëndetshme!
“Po unë jam ajo mama. Unë i lë fëmijët e mi të hanë karamele ndonjëherë. Dhe ato i dashurojnë”, ka shkruar Emina bashkangjitur videos.