Postimi i tij i fundit në Instagram i ka gjetur thuajse të papërgatitur të gjithë fansat dhe ndjekësit e tij të shumtë virtual. Ndonëse, ai njihet për tipin e tij kontrovers dhe deklaratat e forta, sërish kjo ishte e papritur. Kastro Zizo, artisti i njohur shqiptar, që së fundmi është angazhuar edhe me projektin e tij në “Ora News” si moderator në “Late Night Show”, na ka befasuar të gjithëve me deklaratën e tij.
Ai ka postuar një foto ku shfaqet me macen, ndërsa shkruan në të: “JEMI TE 2 ME KANCER djali me lule në kokë Nina balerina’, shkruan këngëtari. Por, nuk ka vonuar edhe një tjetër postim i radhës i tij në Instastory, ku shkruan: “Ti ma mposht… Kot fare!… Kishte dy ditë pa ngrënë. Kancer?! Jo m’ka marrë malli’, shkruan Kastro.
Sigurisht, postime të kësaj natyre i kanë konfuzuar në masë fansat, ndërsa pritet një tjetër reagim nga ana e artistit, me siguri sqarues.