Në fund të këtij muaji, krijuesja e hitit “Last Hurray” Bebe Rexha do bëhet 30-vjeç dhe do të publikojë një këngë të re për ditëlindje.
Në kohën që do të festojë ditëlindjen, Rexha do të jetë në turne muzikor me Jonas Brothers. Kënga e saj e re, Not 20 Anymore, do të publikohet po në të njëjtën ditë.
“Kënga ka të bëjë me të qenurit 30 vjeç dhe të qenurit një dashnor më i mirë, të plakesh si vera, dhe të pranuarit e 30-tave të mia, ”shpjegoi ajo për Billboard.
Ajo gjithashtu tregoi detaje mbi producentët, pasi i kanë thënë se tashmë është shumë e vjetër për biznesin.
“Unë kam pasur producentë të më që më kanë thënë ,‘ Oh, ju jeni 25 vjeç, ju jeni duke u plakur, ” dhe tani jam 29 vjeç, jam gati të mbush 30 vjeç,” është shprehur Rexha.