Ndjekësit dhe fansat e familjes Mbretërore dëshirojnë që dukeshat Meghan Markle dhe Kate Middleton të bëhen sërish nëna.
Në këtë mënyrë Kate të ketë katër fëmijë, ndërsa Meghan dy. Madje ata dëshirojnë që dy dukeshat të jenë shtatzënë në të njëjtën kohë.
Mirëpo sipas rregullave të familjes mbretërore nuk mund të ndodhë që të jenë njëkohësisht shtatzënë. Familja mbretërore ka një sërë rregullash të cilat duhen ndjekur dhe ato përcaktojnë edhe kohën e mënyrën se si një lajm ndahet me publikun.
Madje kohë më parë Motra e mbretëreshës Elizabeth, Princesha Margaret anuloi lajmin e fejesës së saj për t’iu përmbajtur këtij rregulli.
Në atë kohë mbretëresha ishte shtatzënë me Princin Andrew dhe për këtë arsye, motrës së saj, Margaret ju desh të priste derisa fëmija të vinte në jetë që të jepte një lajm tjetër, atë të fejesës së saj.
Kështu që dy shtatzëni njëherësh në Pallatin Mbretëror nuk do të mund të ndodhin.