Enca Haxhia i është kthyer ‘dashurisë’ së parë.
Enca këto ditë ka nisur xhirimet në filmin ku do ta shohim në rolin e aktores.
Pas shumë ditësh angazhime rreth xhirimeve, këngëtarja i është rikthyer ‘dashurisë’ së parë, muzikës.
Ajo sot erdhi në Prishtinë, ku përmes një fotografie të shkrepur në studio muzikore, tregoi se ka nisur punën për këngën e re.
“Kthehem tek Dashuria nr 1”, ka shkruar ajo.
“Jealous” titullohet kënga e fundit nga Enca Haxhia, e cila u prit mirë nga fansat e saj.