Bukuroshja shqiptare, Anxhela Martini ka bërë një vizitë surprizë në Shqipëri.
Me anë të një njoftimi në Instagram, ajo zbuloi se vizitoi vendin e saj me një avion privat, por nuk do qëndrojë gjatë.
“Ndalesë e shkurtër tek e dashura ime”, shkruajti modelja në anglisht, në fotografinë ku pozonte pranë avionit.
Personi që e ka shoqëruar në këtë udhëtim nuk është bashkëshorti, por mikesha e saj Jojo Sino.