Para një jave, Nora Istrefi dhe Renée u larguan nga Prishtina për të shijuar disa ditë pushime. Kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi Roberti njoftoi se martesës së tyre i kishte ardhur fundi.
Gjatë pushimeve, Nora publikonte fotografi me vajzën, por askush nuk e dinte se kush ishte personi i tretë që i shoqëronte.
Pati spekulime se Roberti është me ta, por Nora vendosi të mbyllë gojën e të gjithëve.
Këngëtarja ka bërë një postim me shumë fotografi, ku në fund është nëna e saj, Suzana.
Kështu, të gjithë e kuptuan se fotografitë e Norës me Renée i realizon gjyshja.