Një incident që i ka shkaktuar jo pak lëndime, megjithatë, e ka çdramatizuar situatën duke lajmëruar se fansat do ta shohin shumë shpejt në ekran.

foto_848983_908x560

Prezantuesja e njohur e Canale5, Barbara D’Urso ka sqaruar gjendjen në të cilën ndodhet pas një aksidenti.

Lajmi kishte arritur mes fansave të saj, e në fund ishte ajo vetë që shpjegoi çfarë ndodhi.

Barbara D’Urso është shfaqur në rrjetet sociale me një qafore duke shkruar:

“Unë kam fshehur diçka, prej disa ditësh tashmë. Një javë më parë rrëshqita dhe rashë në tokë në mënyrë të rrezikshme dhe copa kristali më hynë në kokë”.

barbara_ursobarbara d'urso incidente-3

“Pasojat ishin të ndryshme, ndër të cilat pandjeshmëria në një krah për ca kohë”, por më pas D’Urso ka qetësuar ndjekësit e saj. Të hënën, ajo duhet të kthehet live me “Pomeriggio Cinque”.

GF16_Barbara_dUrso_cs2019Barbara-DUrso