- Jeniffer Lo veshi një version të fustanit që ikona Versaçe dizenjoi posaçërisht për të në çmimet Grammy në vitin 2000, dhe mahniti po njësoj me format e saj, për të mos thënë edhe më shumë.
50-vjeçarja parakaloi këtë herë në sfilatën e Vesace, Pranverë 2020 me temë xhunglën gjatë Javës së Modës në Milano.
J.Lo i la të gjithë me gojë hapur kur u shfaq në pasarelë me fustanin ikonik dhe me super forma.
Fustani i ri i modernizuar ka vetëm pak ndryshim nga origjinali.
Veshja ikonike e Versace në vitin 2000 çoi në shpikjen e Google Images. Ish-drejtori i Google Eric Schmidt zbuloi se kishte kaq shumë kërkime për foto të veshjes së Jennifer, i frymëzoi ata të krijonin Google Images.