Një vajzë 24-vjeçare thotë se i ka shitur virgjërinë një deputeti dhe me paratë që do të marrë synon që të investojë në pasuri të patundshme. Rasti ka ndodhur në Britani të Madhe. 24-vjeçarja e quajtur Lia pretendon se ka shitur virgjërinë për 1.3 milionë Paund, për të cilën ka paguar një deputet anglez, identiteti i të cilit mbahet sekret. 24-vjeçarja nxorri në ankand virgjërinë e saj përmes kompanisë “Cinderella Escorts”.
Burri me të cilin ka pranuar të flejë, Lia thotë se është një “zotëri i mirëarsimuar dhe me shumë ndikim në Londër”. “Është emocionuese të takosh një burrë me kaq shumë pushtet. Më bëri përshtypje që ka shofer personal dhe truprojë, dhe një person si ai është i interesuar për mua”, shprehet Lia, duke shtuar se dëshiron që hera e parë e saj të jetë një marrëdhënie seksuale normale.
Lia thotë se tani që ka marrë 1.3 milionë Paund, do të jetojë më afër Londrës, në një lagje të sigurtë dhe të mos ketë strese financiare. Ajo tregon gjithashtu se banon me të ëmën, e cila është në dijeni të planeve të saj dhe e mbështet në çdo hap. Paratë e përfituara, Lea thotë se do t’i përdorë edhe për të ndjekur pasionet e saj, vallëzimin dhe të shkruarit.