Jennifer Lopez po punon intenzivisht rreth xhirimeve të filmit të ri.
Ylli botëror, Jennifer Lopez ditë më parë konfirmoi se do të jetë pjesë e një filmi të ri.
Këngëtarja dhe aktorja e njohur kësaj radhe vjen në rolin kryesor në filmin “Marry Me”, xhirimet e të cilit po zhvillohen këto ditë.
Bashkë me të do të aktrojë edhe pop-ylli, Maluma, i cili vjen në rolin e të fejuarit të Jenniferit.
Së fundi, “DailyMail” ka publikuar disa fotografi të këngëtares, pas xhirimeve disaorëshe të filmit, ku u shfaq në rrugë pa pikë grimi në fytyrë.
Ani pse e lodhur, ajo dukej e freskët dhe në formë të mirë.