Pas lajmeve dhe supozimeve të shumta nga mediat rozë, ishte vetë reperja që e konfirmoi ndarjen , duke thënë ndër të tjera se “pushimi” mes tyre është si në biznes por dhe në jetën private. Gjithashtu ajo lajmëroi se do ta vazhdonte e vetme turin që e kishte planifikuar ta bënte në krah të Mozzik, ndërkohë që u shpreh lietaralisht: “Tashmë jam një nënë beqare dhe do e çoj vetë bukën në shtëpi”.
Dhe meqë tani është një nënë beqare, Loredana duke menduar për situatën e saj, por edhe për të ardhmen e së bijës, Hanës, ka vendosur që të shpërndajë një mesazh për të gjitha vajzat. Si rrallë herë në postimet e saj në Instagram, ky mesazh është në shqip dhe vijon si më poshtë:
“Bëje vajzën tënde kaq të zonjën sa të mos shqetësohet se kush do të martohet me të. Në vend që të kursesh paratë për pajën e saj, investoji paratë për shkollimin dhe edukimin e saj, e në vend që ta pregatisësh për jetën bashkëshortore, përgatite të jetë e zonja e vetes për të përballuaar jetën. Mësoji gjënë më të rëndësishme: vetëvlerësimin dhe dashuri për veten!”.