Të hënën, Khloe ishte e ftuar në podcast-in Jay Shetty, On Purpose, dhe tha se dashuria nuk përbën prioritet për të që prej ndarjes nga Tristan, në shkurt, pasi ai e tradhtoi me mikeshën e familjes, Jordyn Woods.
“Nuk kam dalë me njeri. Nuk dua të dal me njeri për momentin. Nuk e kam me nxitim. Ndihem shumë mirë dhe s’kam nevojë për asgjë tjetër,’ tha Khloe, që ka një vajzë 18-muajshe, True, me Tristan,
“Po përpiqem që të procesoj gjithçka,” vijoi ajo. “Mendoj se veçanërisht në familjen time, jemi shumë të zonjat për të bërë përpara. Kemi zemra të mëdha, falim lehtësisht dhe bëjmë përpara, por nuk flasim për atë që ndodhi. Nuk e di nëse është e shëndetshme a jo.”