Cristiano Ronaldo jo vetëm ështe personi më i ndjekur në Instagram, por është shpallur dhe si personi që përfiton më shumë para nga ky rrjet social dhe kjo me diferencë të madhe nga ndjekësit. Ylli i Juventusit përfitoi plot 38 milion paund vitin e kaluar vetëm nga ky rrjet social. Në një studim të kryer nga “Buzz Bingo”, u zbulua që Ronaldo bëri 34 postime të sponsorizuara gjatë kësaj periudhe kohore, nga ku ka marrë pjesën më të madhe të fitimeve.
Në vendin e dytë gjendet Lionel Messi me 18.7 milionë paund përfitime.
Ja dhe lista e plotë:
1 – Cristiano Ronaldo (38 milionë paund)
2 – Leo Messi (18.7 milionë paund)
3 – Kendall Jenner (12.7 milionë paund)
4 – David Beckham (8.6 milionë paund)
5 – Selena Gómez (6.4 milionë paund)
6 – Neymar (5.8 milionë paund)
7 – Zlatan Ibrahimoviç (3.2 milionë paund)
8 – Kylie Jenner (3 milionë, paund)
9 – Ronaldinho (2 milionë paund)
10 – Khloe Kardashian (957 mijë paund)