PRISHTINË – Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një sekuencë fotosh mes të cilave duken edhe disa fëmijë .
Fotot mendohen të jenë bërë gjatë krijimit të videoklipit të ri të kengëtarës.
Ajo çfarë duket shqetësuese në këto foto, është se në njërën prej tyre, fëmijët nën shoqërine e Dafinës, tregojnë përpara kamerës gishtin e tyre të mesit.
Duke qënë se ata janë vetëm disa fëmijë, dhe mosha e tyre duket se është më e vogel se 13 vjeç, këto veprime janë jo të denja dhe mund të konsiderohen edhe të papranueshme.
Një figurë publike më një famë aq të gjërë , sa ajo e Dafinës, pritet të ketë fansa të çdo moshe, përfshirë këtu edhe minorenët, të cilët i shohin veprimet e saj, dhe më pas mundohen t’i imitojnë ato në mënyra të ndryshme.
Në vende të tjera tregimi i gishtit të mesit, ka kuptim seksual, dhe gjithashtu është i papranueshëm.
Në vendin tonë, të tërë e dimë pak a shumë kuptimin që përmban si gjest, dhe të tërë mund të biem dakort që nuk është një veprim etik, apo i bukur për tu parë, e sidomos kur ai bëhet nga fëmijë të vegjël.