Është ndarë nga jeta Brian Dennehy, aktori i famshëm edhe për rolin e sherifit William Teasle në filmin ‘Rambo’, në 1982. Ai ishte 81 vjeç dhe vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale në shtëpinë e tij në Connecticut
I njohur në kinema dhe në teatër për aftësinë e tij për të interpretuar rolin e të keqit, Dennehy kishte fituar dy Tony Awards, një Golden Globe dhe ishte nominuar për 6 Emmy. Sylvester Stallone e ka kujtuar aktorin me një twitter prekës.
I lindur në Bridgeport në 9 korrik 1938, me origjinë irlandeze, Dennehy filloi të interpretonte pas shërbimit në marinë. Një karrierë e gjatë në teatër dhe television (shfaqet edhe në seritë e famshme si “Serpico” e “Kojak”) dhe më pas interpreton në kinema, në 1979, me “F.I.S.T”, të Norman Jewison, me Sylvester Stallone protagonist. Nga aty nis një karrierë të rëndësishme në të cilën Dennehy gjendet gjithmonë në role personazhesh të rëndësishëm. Në aktivitetin e tij (numërohen pothuajse 100 filma) të cilat i japin mundësi edhe falë personalitetit dhe talentit të hyjë në zemrat e njerëzve.