Aktorja e famshme ndan foton e mikut të saj të intubuar: Ky është Kevin pa asnjë sëmundje tjetër, ju lutem vendosni maskën

Hënë, 20 July 2020 12:09

 

Aktorja e famshme, Jennifer Aniston si dhe shumë të tjerë në këto ditë, ka vendosur të japë mesazhin e saj për të sensibilizuar njerëzit që të vendosin maska dhe të respektojnë rregullat e distancimit social për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Ajo ka publikuar foton e një miku të saj të shtruar në spital, për të cilin thotë se nuk ka pasur asnjë sëmundje të mëparshme dhe përfundoi në terapi intensive në gjendje të rëndë i intubuar.

Ai quhet Kevin, foto është shkrepur në reanimacion, dhe ai ka qenë krejtësisht i shëndetshëm para infektimit. Pas mesazhin të dhënë aktorja sqaron se fotoja është realizuar në fillim të prillit dhe fatmirësisht shoku i saj po e merr veten.

“Ky është shoku ynë Kevin. Pa asnjë problem të mëparshëm shëndetësor. Ky është Covid-19. Ai është i vertetë. Ne nuk mund të jemi kaq naivë të mendojmë se mund ta mposhtim këtë … nëse duam që kjo të përfundojë ju lutem vendosi maskat.

Thjesht mendoni për ata që janë duke luftuar me këtë virus të tmerrshëm. Bëjeni për familjen tuaj dhe mbi të gjitha veten tuaj sepse Covid-19 prek të gjitha moshat.

Kjo foto është bërë në fillim të prillit. Falë Zotit ai tani është duke e marr veten dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja”- shkruan aktorja e njohur

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...