Rreperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si ‘’Stresi’’ njihet nga të gjithë si një djalë i fortë, por këtë herë ai ka treguar anën e ndjeshme të tij, ka ndarë disa fjalë zemre për humbjen e një njeriu shumë të afërt për të.
Në profilin e tij në Instagram rreperi është shfaqur mjaft i trishtuar në përvjetorin e vdekjes së Gojart Lushaj një të afërmi shumë të dashur për Arkimedin.
“Sot 1 vit të futa me duart e mia aty. Do jetosh gjithmonë në shpirtin tim brudaaaa. My blood Gojart Lushaj”, ka shkruajtur Stresi në diçiturën e fotos, ku duket pranë varrit të të ndjerit.