Portali i njohur i lajmeve për yjet e muzikës dhe filmit, TMZ, ka publikuar detaje të reja nga vdekja e DJ Avicii, 28 vjeç.
Sipas të dhënave të portalit, muzikanti suedez ka kryer vetëvrasje.
Burimet thonë se ai ka vrarë veten me një copë xhami, teksa ishte me pushime në Oman.
Burimet thonë se suedezi ka plagosur veten kaq rëndë me xham, sa ndërroi jetë nga hemorragjia.
Më herët ai kishte thyer një shishe vere.
Avicii ishte ankuar vazhdimisht për stresin që po përjetonte.
Ai ka pasur probleme me alkoolin, por edhe probleme mendore.
Avicii, i lindur si Tim Bergling humbi jetën më 20 prill.