Aktorja e famshme Eva Longoria e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë ka shfaqur barkun e rrumbullakët në premierën e filmit të saj më të ri “Overboard”. Bukuroshja kishte veshur një fustan të stiluar posaçërisht për nëna shtatzëna dhe dukej në formë e në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ajo e ka shijuar në maksimum atmosferën në tapetin e kuq në Los Angeles teksa ka pozuar në disa foto qesharake së bashku me kolegen e saj, aktoren Anna Faris.
Në një intervistë të dhënë vetëm pak javë më parë për “Venity Fair”, Longoria u shpreh se kjo shtatzëni ishte krejtësisht e paplanifikuar pasi nuk mendonte se do të bënte më fëmijë.
Megjithatë ajo është shumë e lumtur që do të bëhet sërish nënë dhe ka vendosur ta mbajë për vete gjininë e fëmijës.