Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka vendosur që të flasë për realitetin me të cilin përballet cdo ditë.
Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, ajo ka treguar se si ndihet për faktin që nuk vlerësohet aspak si artiste, ndryshe nga pjesa tjetër që kanë fuqi dhe janë të pasur. Nuk harroi të përmendte hitet e saj, të cilat janë realizuar vetëm me punën dhe talentin e saj, pa ndihmën e familjes apo të të dashurit. “Dua të them diçka. Nëse ndonjëherë vendos të largohem nga Shqipëria nuk do të jetë sepse mendoj se jam këngëtarja më e mirë dhe e tillë do të jem edhe jashtë. Nuk e them dot këtë sepse nuk e kam ndjerë kurrë për ta thënë. Nëse do të largohem do ta bëj sepse nuk u vlerësova KURRË. Tv apo radiot kurrë nuk më kushtuan vëmendje ashtu siç bënë me artistët që kanë fuqi dhe janë të pasur.
Pse duhet ta mbyll gojën kur unë po investoj gjithë fuqinë time, shpirtin, dashurinë, talentin dhe paratë e mia? As i dashuri, as mami apo babi nuk më kanë dhënë asnjë cent ndaj pse duhet të mos flas? Ne nuk kemi të drejta këtu, asgjë. Kemi artistë të rinj që punojnë për të tjetët dhe artistë budallenj që mendojnë se janë më të mirët. E gjitha që mund të them është se njerëzit këtu punojnë për t’iu prishur punë të tjerëve dhe jo për të nxjerrë më të mirën nga vetja e tyre”- shkruajti ajo.