Kim Kardashian West dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner do të bashkohen për të liruar nga burgu një gjyshe 62-vjecare që është akuzuar për posedim të drogës.
Alice Marie Johnos u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1996 pasi për herë të parë u kap me drogë, që konsiderohet shkelje jo e dhunshme. Punoi shumë vite në marketing, por pasi u pushua nga puna, kishte vështirësi financiare dhe iu bashkua një grupi për shitjen e drogës.
Kërkesa për faljen e saj u mohua kur ishte në krye të pushtetit Barack Obama.
Avokati i Kardashian tha se shpreson të bindë presidentin Donald Trump për të miratuar faljen e Johnson. Sipas faqes zyrtare Mic, cështja po shqyrtohet nga avokatët e Shtëpisë së Bardhë. “Do ishte mirë që ajo të dilte para Ditës së Nënës. Jam mirënjohëse ndaj Zotit pasi bëri që Kim të na mbështeste”, tha vajza e Johnson, Catina Scales për BBC.
Historia e Johnson ra në sytë e yllit të reality shoë pasi pa një video të shkurtër për rastin. Kardashian nuk hezitoi që ta shpërndante në Tëitter dhe u bë virale duke arritur në 3.84 milionë klikime.