Rrjetet sociale kanë qenë gjithnjë pjesë integrale e aktivitetit të Kylie Jenner dhe tani janë më të vlefshme se kurrë.
Mund të jetë pjesëtarja më e vogël e klanit Kardashian-Jenner, por 20-vjeçarja Kylie është bërë në pak kohë më e paguara e familjes, pikërisht prej medies sociale.
Sipas kompanisë “D’Marie Analytics”, Jenner është e para e familjes që e ka rritur vlerën e saj, me rreth 1 milion dollarë për postime, përmes portofolit të medies sociale.
Pra, çdo postim në “Instagram” ose hashtag (#) i postuar në “Instagram”, “Snapchat” apo “Twitter” mbi Jenner vlen ekuivalentin e 1 milion dollarë shpenzime publike tradicionale, falë ndjekjes në rrjetet sociale dhe biznesit të saj.
Kompania analitike bëri të ditur se roli i Jenner si “influencer” me vlerë tepër të lartë në rrjetet sociale mbahej më parë vetëm nga Beyonce.