Bruce Willis do të interpretojë trajnerin e boksit Constantine ‘Cus’ D’Amato në filmin “Cornerman”. Historia do të ambientohet në New York në vitet ’80 dhe do të tregojë sesi trajneri, pasi stërviti kampionë të tille si Floyd Patterson dhe Jose Torres, zbuloi dhe u bë mentori i Mike Tyson, në atë kohë ai ishte vetëm një adoleshent.
Bëhet fjalë për një histori të dedikuar një dashurie të thellë mes dy talenteve, secili mjaftueshëm kurajoz që të pranojë frikën dhe të shtyjë tjetrin drejt madhështisë.