Producenti i njohur Detail, është akuzuar për abuzim seksual dhe fizik nga dy këngëtare të reja.
Janë Kristina Buch dhe Peyton Ackley, ato të cilat kanë arritur të fitojnë urdhër-ndalesë kundër producentit në fjalë. Këngëtarja Kristina ka deklaruar se ajo ishte përdhunuar nga producenti në shkurt përpara njerëzve të tjerë.
Ndërkohë, menjëherë pas marrjes së këtij lajmi, ka reaguar edhe knëgëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, e cila ka bërë akuza publike ndaj personit të njëjtë.
“Më vjen mirë që këto vajza kanë folur publikisht. Është e frikshme. Ai e ka provuar edhe me mua këtë, por unë thjeshtë kam vrapuar jashtë studios. Karma është bushtër. Është e frikshme për femrat që të flasin për këto punë. Ato femra që e bëjnë, janë të forta. Ai ka provuar të njëjtën gjë ndaj meje kur isha në fillim të karrierës” ka shkruar Bebe Rexha.