Selena Gomez ka publikuar këngën e re “Back To You” të enjten, 10 maj. Mediat dhe fansat kanë spekuluar se kënga është dedikim për Justin Bieber.
Duke u bazuar në teksin e këngës duket se flet për marrëdhënien e tyre, shoqëruar nga ndarje dhe lidhje të vazhdueshme. “Ti e ke thyer zemrën time në dy pjesë/ Por kur ajo shërohet, rreh për ty/ E di që është shpërdarë por është e vërtetë.. Unë e di që do të kthehem përsëri tek ty.” Kënga e re e Selenës do të jetë kolona zanore e sezonit të dytë të filmit 13 Reasons Why. Producentja e filmit është vetë këngëtarja.
Ylli i Disney dhe Bieber filluan që të dilnin nga vitit 2011 deri në vitin 2014. Ata nxitën thashethemet e rikthimit në tetor të vitit 2017 dhe lidhja e tyre u konfirmua në nëntor të po këtij viti.
Megjithatë, Gomez dhe Bieber u ndanë përsëri në mars.