Modelja shqiptare Emina Cunmulaj i ka habitur ndjekësit e saj në Instagram, ku ka zbuluar një detaj që nuk e dinte askush.
Ajo ka thënë se i di pesë gjuhë të huaja përpos shqipes. Gjuhët që shkruan dhe flet rrjedhshëm janë, shqip, serbisht, italisht dhe anglisht, ndërsa frengjisht dhe spanjisht di vetëm t’i flasë, por, nuk di t’i shkruajë.
Emina jeton prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kjo ndoshta është një arsye plus për mësimin e gjuhëve të huaja.
Megjithatë ajo nuk është e vetmja shqiptare që di të flasë më shumë se 2 gjuhë të huaja.
Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti hyn gjithashtu në grupin e njerëzve që dinë më tepër se dy gjuhë. Bleona flet 4 gjuhë të tjera përpos gjuhës shqipe.
“Asnjëherë mos kërko falje nëse flet një anglishte të çalë !! Fakti që edhe ju keni mësuar një gjuhë të dytë (në rastin tim 4 në total) është një gjë e mirë – shumë prej nesh e kanë bërë”, është shprehur ajo